23:03 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / OSH

Parashikimi i Artan Behramit: Do të ketë përmbytje në Istog

Analisti televiziv, Artan Behrami ka parashikuar se do të ketë përmbysje rezultati në zgjedhjet e 17 tetorit në Istog.

Ai ka thënë se nuk preferon të thotë emrin e partisë se cila do dal triumfuese, por është i bindur në përmbysje.

Në anën tjetër, Agron Avdiaj i Vetëvendosjes ka akuzuar LDK-në se i ka fituar katër palë zgjedhje duke premtuar ujë të pijes për rajonin e Mivadës, gjë e cila nuk ka ndodhur edhe sot.

 Avdijaj ka thënë se në Istog nuk është më miti që kjo komunë është bastion i LDK-së.

“Vet ideja se Istogu është i LDK-së, është keqpërdorur. Miti se Istogu është bastion i LDK-së nuk ekziston më” ka thënë Agron Avdijaj.