Parashikimi i motit

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i këndshëm pranveror, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me shtim gradual të vranësirave. Rrallë në disa vise priten riga kryesisht të dobëta, afatshkurtra shiu.
Temperaturat pritet shënojnë rritje dhe ajo maksimale parashihet 21°C.
Në Shqipëri dhe rajon po ashtu pritet mot i këndshëm pranveror, me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira lokale të cilat në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. /MeteoBallkan