75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 28 Qershor 2024 / L K

Parashikimi i motit, diell dhe vranët

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtrëngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.