75 Mall Live Search
07:30 / E Martë, 16 Korrik 2024 / AR

Parashikimi i motit, kaq do jenë temperaturat

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Kujdes! Rreziku i dehidrimit dhe goditjës së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 38°C.