75 Mall Live Search
07:30 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit, kthjellët, stabil dhe diell

Sot në Kosovë parashihet të kemi mot të kthjellët, stabil dhe me diell. Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita e nxehtë, me rritje të temperaturave dhe fillim të valës tropikale.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Erërat ende do të fryjnë nga veriu dhe verilindja dhe për këtë arsye në mëngjes dhe në mbrëmje do të jetë freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror.

Mëngjesi ende do të jetë i freskët në zonat kontinentale të rajonit, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile. /MeteoBallkan/