Parashikimi i motit në 5 ditët e ardhshme

9.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Në mbrëmje sërish fillojnë të reshura bore e që vonë gjatë natës mund të përzien edhe me shi ose shi të akullt.
10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Herë herë me reshje më intensive shiu të përziera edhe me borë, vende-vende edhe shi i akullt. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.
11.01 – Kryesisht me vransira, herët në mëngjes me reshje bore. Në mbrëmje me shi dhe borë.
12.01 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu e në mbrëmje bore.
13.01 – Vransira dhe intervale me diell, në mbrëmje me mundësi për rrebeshe të shkurta bore.Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie pak nën vlera mesatare, me minimale që lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimale ndërmjet 1C dhe 3C.Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s.Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.