75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i motit në Kosovë, nesër rikthehet shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu.

Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s.