75 Mall Live Search
07:24 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i motit në vend: Priten reshje bore

Të martën priten reshjet e para të borës në Kosovë. Dita e dytë e kësaj jave parashikohet të jetë e freskët dhe me erë.

Sipas Prishtina Weather në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu të cilat do të pushojnë deri në orët e pasdites.

Rrebeshe shiu priten përreth viseve malore ndërkohë që në zona të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje bore

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten më mes 9C deri 15C, e në vise malore 7C deri 15C.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Indeksi UV: 3.

13.10.2020 – Herët në mëngjes vazhdojnë të reshura lokale, që deri orëve të paradites pritet të pushojnë. DItën më freskët dhe erë, vransirat në shpërndarje. Mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth viseve malore. Në zona të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje bore. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 15C, e në vise malore 7C deri 15C. Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Indeksi UV: 3.
14.10.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 17C, e në vise malore 3C deri 10C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-11m/s. Indeksi UV: 3.