75 Mall Live Search
07:34 / E Hënë, 19 Janar 2026 / F.R

Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë

Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ngricat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga -1 deri në 3 gradë Celsius.