75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

8.05 – Më ftohtë dhe me erë, në mëngjes kryesisht me vransira. Ditën priten kthjellime.

9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 7C deri 9C, e ditën e diel zbresin edhe deri në 3C. Ndërsa maksimalet të premten shënojnë rritje deri në 25C, e ditën e shtunë zbresin edhe deri në 17C, mirëpo nga dita e diel shënojnë rritje deri në 26C të dielen.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, nga jugperëndimi 6-13m/s, e ditën e shtunë nga verilindja 5-11m/s.Shtypja atmosferike pëson rënie deri ditën e premte, e nga dita e shtunë me tendencë të rritjes.