75 Mall Live Search
07:06 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.

9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.

10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.