22:23 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për 4 ditët e ardhshme

21.02 – Në mëngjes ngrica. Kryesisht me diell, e pasdite vransira kalimtare.


22.02-23.02 – Ditën e shtunë pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Të dielën, pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës butë dhe kryesisht me diell.


24.02 – Butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet ditën e enjte do të pësojnë rënie deri në 4C, nga e premta do të rritën në 8C deri 9C, e ditën e diel deri në 14C.


Do të fryejë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-15m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar mbi këto vlera.