75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 07 Shtator 2025 / BA

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Java e ardhshme në Kosovë parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tri ditët e para të javës mbeten me kushte stabile meteorologjike, ndërsa nga e enjta sërish reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-32 gradë Celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 10 – 14°C. Temperaturat maksimale: 25-31. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

E martë

Moti me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale: 11– 14°C. Temperaturat maksimale: 27-32°C. Era: nga veriperëndimi, 1–4 m/s.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale: 10-13°C. Temperaturat maksimale: 27-32°C. Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: 11-15°C. Temperaturat maksimale: 27-31°C Era: nga verilindja, 1–8 m/s.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.. Temperaturat minimale: 10-13°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.