23:22 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, do të jetë ftohët

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesdite reshjet pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë.

7.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë.Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje. Më pas me tendencë të rënies. Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.

Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë. Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.