Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellët e me diell, ditën më ngrohtë. Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.
Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.
Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.
