75 Mall Live Search
07:18 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / MSH

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti edhe gjatë kësaj jave do të jetë i ndryshueshëm.

Sipas parashikimit të Ministrisë së Mjedisit, ditët do të nisin me rreze dielli, por që me vonë do të shoqërohen me re dhe reshje shiu.

“Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike” thuhet në parashikim.

Në disa zona rrezikohet të ketë edhe breshër.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.