75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 09 Mars 2023 / AR

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale më të gjata me diell.

Më 9 mars do të ketë rritje në të dy vlerat ekstreme të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 e deri në 4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet nga 15 e deri në 17 gradë Celsius.

Gjithashtu parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi  1-9m/s.