07:30 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell njofton Prishtina Weather.

Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare. Njoftimi i plotë:

13.04 Ngrohtë e intervale më të gjata me diell. – Pasdite do të ketë edhe vransira kalimtare.

14.04 Rrebeshe shiu përfshinë vendin orëve të – mëngjesit dhe mesditës. Pasdite me kthjellime e erë.

15.04 Vransira e intervale me diell. Pasdite – mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare. Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës. Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s. Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore. Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.