Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me veanësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
“Të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor. Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.