Parashikimi i motit për ditën e sotme

Në fillim të javës freskët, me shi e bubullima. Në pjesën e dytë të javës mot më i qëndrueshëm, me diell e rritje e temperaturave.
Kështu njofton Prishtina Weather, shkruan Indeksonline.
Masat më të ftohta ajrore që po shtrihen sot mbi vend, mbesin dominante edhe sot.
1.06 – Mbetet freskët, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes riga lokale shiu. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Në mbrëmje kthjellime.
Temperaturat e ajrit fillimisht do të jenë të ulëta, e më pas rriten përreth vlerave mesatare. Minimalet lëvizin ndërmjet 6C e 9C, e maksimalet nga 16C, në fillim të javës, rriten deri në 23C, ditën e premte.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rritjes.