75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

13.12.2019 – Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1.

14.12.2019 – Herët në mëngjes vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. Ditën mot i butë me vransira të ndryshueshme, pasdite riga kalimtare shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe priten kthjellime. Erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-15m/s, e në Dukagjin erë e lehtë jugore 1-4m/s. Indeksi UV: 1.