Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë.
