18:57 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.