75 Mall Live Search
21:33 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Fundjava në Kosovë pritet të shoqërohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të dielën priten riga lokale shiu që është edhe një paralajmërim për javën e ardhshme ku do të jetë më freskët dhe me shi.

Për nesër, meteorologët paralajmërojnë mot më vranësira, erë dhe intervale me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 17 gradë celsius.

E diela do të jetë pjesërisht e vranët me mundësi për riga lokale shiu.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 3-13m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale.