21:00 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Parashikimi i motit për fundjavë

Të shtunën më ftohtë dhe me erë. Mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica, ultësirave mundësi për mjegull.

Kalimi i një fronti të ftohtë gjatë natës sjell mbi vendin tonë mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me erë. Në vise malore priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, e të shtunën në mbrëmje, me rënie të temperaturave rrebeshe bore mund të ketë edhe viseve të ulëta. Depërtimi i masave të ftohta ajrore zbret ndjeshëm temperaturat në fundjavë.

Sipas Prishtina Weather ngaa dita e diel vranësirat shpërndahen, ku do të ketë kthjellime ditën e hënë. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Erërat që parashihet të fryjnë gjatë ditës së nesërme, do të shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira. Ditën e diel fillimisht indeksi mbetet në vlera të mjaftueshme, e deri në mbrëmje kalon në vlera të dobëta, e ditën e hënë edhe në shumë të dobëta.