Parashikimi i motit për këtë javë

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe këtë javë. IHMK-ja paralajmëron se në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet e shiut dhe të borës prej sot, e hënë, do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasita e reshjeve më intensive janë paraqitur në Dukagjin, kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dyfish më pak.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Era e lehtë do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.