75 Mall Live Search
20:08 / E Premte, 11 Qershor 2021 / OSH

Parashikimi i motit për nesër, priten rrufe

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.