75 Mall Live Search
18:32 / E Diele, 19 Shtator 2021 / AR

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.

Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

May be an image of map