07:40 / E Enjte, 16 Mars 2023 / AR

Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ftohtë njofton Prishtina Weather.

Reshje të borës vazhdojnë vende-vende deri në mëngjes.

Ditën mbetet ftohtë, kryesisht me vransira në lindje të vendit, e intervale me diell në Dukagjin.

Njoftimi i plotë:

16.03 – Reshje të borës vazhdojnë vende-vende deri në mëngjes. DItën mbetet ftohtë, kryesisht me vransira në lindje të vendit, e intervale me diell në Dukagjin.

17.03 – Vransira dhe intervale me diell.

18.03 – Kthjellime e diell. Ngrica në mëngjes.

19.03 – Kryesisht me diell. Më ngrohtë gjatë ditës.

20.03 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -3C ditën e shtunë, ndërkaq ato maksimale pas rënies në 6C ditën e enjte, në fundjavë shënojnë rritje deri në 16C.

Frynë erë mesatarisht e fuqishme nga veriu 7-14m/s, ditën e enjte, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 1-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.