75 Mall Live Search
08:09 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / OSH

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me sot.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.