75 Mall Live Search
07:30 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri  0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e  lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s./Indeksonline/