Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e kushteve stabile atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat malore.
Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.