75 Mall Live Search
07:39 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / Z S

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell.

Sipas parashikimit, në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë./Indeksonline/