Parashikimi i motit për sot

Ngrohtë, por me erë. Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise malore në perëndim të vendit më shumë të reshura.
Kështu parashihet të mbajë moti gjatë ditës së sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat mbesin të larta fillimisht, me minimale deri në 9C, që në fundjavë zbresin edhe në 0C e 1C.
Temperaturat maksimale zbresin nga 18C në 10C e 8C, ditën e diel e të hënë.
Erërat do të jenë më të fuqishme këtyre ditëve, me shpejtësi 7-17m/s, e përreth viseve malore me hove edhe mbi 20m/s (70km/h).Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera normale.
