Parashikimi i motit për sot

Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë. Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme.
Në fundjavë sërish mot i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve malore borë.
Temperaturat në rritje deri ditën e premtë, më pas në fundjavë në rënie. Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C. Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.
Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.
