07:53 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të jetë mot me vranësira të shpërndara dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 6 gradë.

IHK njofton se shtypja atmosferike do të regjistrojë vlera rreth normales, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 11 m/s.