Parashikimi i motit për sot

Sot më freskët, orëve të mëngjesit mundësi për riga lokale shiu. Të premten dhe në fundjavë vransira e diell, të dielen me kushte për reshje lokale shiu.
Kështu parashihet të mbajë moti për sot, sipas Prishtina Weather.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet pasi zbresin në 16C të enjten, më pas me një trend të rritjes deri në 18C e 19C në fundjavë.
Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, të enjten edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike në rritje edhe mbi vlera mesatare, e në fillim të javës në rënie.
