75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 05 Maj 2022 / AR

Parashikimi i motit për sot

Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngrohtë. Sot edhe do të ketë intervale më të gjata me diell.

Nga dita e premte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende paraqiten edhe kushte për riga lokale shiu. Mundësi për shi priten edhe ditën e shtunë. Nga dita e diel, sërish mot më stabil dhe më shumë diell.

Cilësia e ajrit, kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të dobëta.

5.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.  Ditën vransira kalimtare, e përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

6.05 – Kryesisht me vransira e ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.

7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.

8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.

May be an image of text that says 'Enj,5.05 5.05 Pre, 6.05 Sht, 7.05 Die, 8.05 22°7° Hen, 9.05 21°8° 20° 10° 11 21°8° Era: 2-6m/s Shtypja: 102 mb Lageshtia: 33% UVI: 21°9° 10 Era: 5-10m/s Shtypja: 1022mb Lageshtia: 49% UVI: 5 10 Era: 6-11m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 39% UVI: AQI PM2.5: 15/30 Era: 5-10m/s Shtypja: 101 8mb Lageshtia: 22% UVI: AQI PM2.5 10/25 Era:5-10m/s Shtypja: 1020mb Lageshtia: 26% UVI: AQI PM2.5 5/15 Parashikimi mẽ: 4.05.2022 Prishtina Weather'