08:03 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

19.06 – Mbetet shumë ngrohtë, paradite intervale me diell. Ditën me zhvillime të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi.

20.06 – Kryesisht me diell dhe vransira të pakta gjatë ditës. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu, vende-vende edhe me bubullima.

21.06 – Mot i nxehtë, me diell e vransira. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

22.06 – Mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell.

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.Temperaturat në rritje, me vlera jashtëzakonisht të larta gjatë javës së ardhshme.

Minimalet luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 26C në fundjavë, rriten në 30C ditën e hënë, e deri të mërkurën edhe në 36C.Era do të fryj me mesatare dhe mesatarisht e fuqishme në fundjavë nga veriu 5-14m/s, e javën e ardhshme lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 4-11m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies ditëve të fundjavës, më pas gradualisht në rritje.