75 Mall Live Search
08:10 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / Blerim

Parashikimi i motit për sot dhe tre ditët e ardhshme

12.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose mjegullinë.

13.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. 14.12 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.15.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. 16.12 – Kryesisht me diell.

Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e maksimalet zbresin deri në 5C në fundjavë, e nga e marta sërish në rritje.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, e nga e diela mesatare nga verilindja 5-12m/s.Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e shtunë, e më pas gradualisht në rritje, lartë edhe mbi vlera normale.