75 Mall Live Search
08:12 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / OSH

Parashikimi i motit për sot, do të jetë ftohët

Moti sot pritet të jetë i ftohët, me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura më e lartë sotë do të jetë 11 gradë celsius, kurse më e ulëta 0.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj të mbajë edhe gjatë ditës së diele. Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi kontinentin Evropian, konkretisht mbi gadishullin e Ballkanit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje stabile. Prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës do të krijoj kushte që mëngjesi i së dielës dhe mbrëmje të kenë mjegull të radiacionit apo rrezatimit tokësor. Temperaturat minimale do të zbresin deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit./Indeksonline/