75 Mall Live Search
07:18 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Parashikimi i motit për sot: Ftohtë dhe me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me ngrica.

IHK-ja njofton se të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa të enjten priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.