75 Mall Live Search
07:03 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / AR

Parashikimi i motit për sot, kryesisht me borë

Edhe dita e sotme parashihet me reshje kryesisht borë.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, teksa thonë që të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil.

Njoftimi i plotë:

Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Kurse sa i përket asaj se a do të kemi borë apo jo në ndërrimin e vitit, IHMK do të ju njoftoj 6-7 ditë më herët, sepse në javën e 4 të këtij muaji hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit astronomik dhe parametrat meteorologjik do të na japin një pasqyrë më reale dhe më të saktë për situatën sinoptike për vitë të ri./Indeksonline/