Parashikimi i motit për sot, mëngjesi me acar

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë me acar dhe lokalisht me mjegull.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-19 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.