07:08 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Mot kryesisht pranveror, do të mbajë edhe sot.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë derimesatare nga drejtimi i verilindjes.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e fushave të fuqishme anticiklonike të cilat janë të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit.