75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 03 Janar 2025 / H F

Parashikimi i motit për sot: Në mbrëmje reshje shiu, e më pas borë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me vranësira dhe intervale kohore me diell si dhe me erëra nga jugu dhe jugperëndimi. 

Pasdite shtim i mëtutjeshëm i vranësirave e në mbrëmje vonë ndryshim drastik i motit pritet të fillojnë reshjet e shiut. Me depërtimin e frontit të ftohtë vonë në mbrëmje pritet të fillojnë reshjet e borës.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 10 gradë Celsius ditën para frontit, për të pësuar ulje të ndjeshme në mbrëmje vonë me depërtimin e frontit të ftohtë ajror me reshje bore.