75 Mall Live Search
08:00 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Parashikimi i motit për sot, pritet të ketë reshje shiu dhe bore

Ditën e diel mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të ketë reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, në do të ketë rritje minimale të vlerave ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekond.