07:25 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë dhe me diell. Pasdite vonë në disa vise kodrinore-malore priten zhvillime konvektive që si pasojë mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat shënojnë rritje përsëri dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat në Shqipëri pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta të vendit. Shifra 40 nesër mund të ndodhë edhe në Maqedonine e Veriore. /MeteBallkan