07:23 / E Hënë, 17 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Parashikimi i motit për sot, vazhdojnë temperaturat e ulëta

Vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme dhe të shpeshta shiu do të jetë karakteristikë kryesore e motit për dy ditët në vijim, megjithatë nganjëherë priten intervale të shkurtra kohore me diell.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Ka shanse edhe për rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta për shkak të reshjeve dhe vranësirave të dendura.

Në Shqipëri  pritet mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale të shkurtra kohore me diell dhe (pasdite) zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshe lokale dhe reshje shiu nesër priten edhe në Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi. /Meteo Ballkan