75 Mall Live Search
08:01 / E Shtunë, 29 Prill 2023 / kutia

Parashikimi i motit për vikend

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten riga dhe rrebeshe lokale shiu. Do të fryjnë erëra të lehta dhe mesatare drejtimesh të ndryshme ndërsa temperaturat pritet të luhaten nga 3 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovën lindore, pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Rrallë në disa vise vonë pasdite ose në mbrëmje priten riga shiu kryesisht në Maqedoninë Veriore.

Edhe të dielën në Kosovë priten vranësira, intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu. Pasdite mund të ketë zhvillime lokale të vranësirave konvektive që mund të kushtëzojnë edhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Riga lokale shiu të dielën priten edhe në Shqipëri fillimisht në jug të vendit, pastaj edhe në disa vise tjera, por reshjet parashihen të jenë të pakta. Edhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovën lindore të dielën priten intervale kohore me diell, vranësira dhe riga lokale shiu. /MeteoBallkan